Ambasadori gjerman: Pres formimin e qeverisë në Kosovë për bashkëpunim

Ambasadori i sapoemëruar gjerman në Kosovë, Ranier Rudolph, ka shfaqur optimizëm për formimin e shpejtë të një qeverie të re në vend, me të cilën Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë.

Gjatë një pritjeje për “Ditën e Bashkimit Gjerman”, Rudolph theksoi se Gjermania vazhdon të jetë një mik i përhershëm dhe partner i fuqishëm për Kosovën. Ai vuri në dukje përkushtimin e gjatë të Gjermanisë për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rudolph nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke shtuar se ky është një prioritet personal i ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul. Ai theksoi se mbështetja për Kosovën është e fortë në Bundestag dhe në të gjitha partitë demokratike gjermane, duke shtuar se kjo miqësi do të vazhdojë të zgjerohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *