Reshje shiu dhe mot i vranët parashikohen sot në vend

Të premten pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu herë pas here, të cilat do të fillojnë që në orët e para të ditës në disa zona të vendit.

Temperaturat minimale do të ulen në 8 deri 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten midis 12 dhe 15 gradë Celsius. Erë juglindore e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 5-10 m/s do të fryjë gjatë ditës.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të shtunën, por në mbrëmje pritet të pakësohen gradualisht. E diela do të karakterizohet nga vransira të shpeshta, por intervale me diell nuk do të mungojnë.

Temperaturat maksimale të dielën do të arrijnë deri në 12 gradë, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 5 gradë Celsius. Të hënën, moti do të jetë më i ftohtë, me temperatura minimale që arrijnë deri në 0 gradë, por gjatë ditës do të ketë diell me temperatura maksimale prej 14 gradë.

Të martën, temperaturat pritet të rriten, duke arritur deri në 16-18 gradë Celsius, me kalimin e vransirave. Nga e shtuna, pritet të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore me shpejtësi 4-10 m/s, sipas Mendimit për Motin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *