Agim Pllashniku, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbërriti sot në Tiranë pas një udhëtimi prej 260 kilometrash në këmbë nga Prishtina.
Ai ndërmori këtë rrugëtim për të mbështetur luftëtarët e UÇK-së në Hagë dhe për të marrë pjesë në protestën simbolike që do të zhvillohet në orën 17:00. Pllashniku, i cili u nis nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, e përshkoi këtë rrugë në dy ditë e dy netë.
Sapo arriti në Tiranë, ai vendosi një shall me simbolikën e UÇK-së te shtatorja e Adem Jasharit. Ai tha për Euronews Albania se qëllimi i tij është të mbështesë luftëtarët që mbahen në Hagë prej pesë vitesh me aktakuza të Beogradit.
Veterani u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ish-luftëtarët. Ai falënderoi qytetarët dhe Policinë e Shtetit për mbështetjen gjatë rrugëtimit dhe mediat që e kanë ndjekur.
“Kjo protestë do të mbahet mend,” shtoi Pllashniku.

Leave a Reply