Veterani i UÇK-së mbërrin në Tiranë për protestën e sotme

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, arriti sot në Tiranë pas një udhëtimi prej 260 kilometrash që e bëri në këmbë nga Prishtina.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Pllashniku shpjegoi se ky udhëtim kishte për qëllim mbështetjen e luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe përkrahjen e protestës që do të mbahet sot në kryeqytetin shqiptar, në orën 17:00. Ai rrëfeu se ndonëse është pak i lodhur, ndihet mirë dhe se që nga ora 10:00 ka mbërritur te Sheshi Shqiponja.

Sipas tij, kjo iniciativë është një mënyrë për të treguar solidaritet me ata që mbahen në Hagë, të cilët, sipas Pllashnikut, janë të ndaluar padrejtësisht prej pesë vitesh për shkak të akuzave të ngritura nga Beogradi. “Ata kanë sakrifikuar për ne, ashtu siç ka bërë edhe shteti shqiptar”, përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *