Kërkimet për 4-vjeçarin e zhdukur në Australi ndërpriten

Policia australiane ka ndaluar kërkimet për Gus Lamont, një fëmijë 4-vjeçar që u zhduk në zonat rurale për afro tre javë.

Ai u pa për herë të fundit më 27 shtator, duke luajtur pranë shtëpisë së tij në një fermë të largët afër Yuntës, rreth 300 kilometra nga Adelaide. Gjyshja e tij, e cila e la vetëm për rreth 30 minuta, u alarmua kur nuk e gjeti më.

Kërkimet përfshinë operacione të mëdha tokësore dhe ajrore, të cilat konsiderohen ndër më të mëdhatë në historinë e Australisë Jugore. Megjithëse nuk ka dyshime për ndonjë veprim të paligjshëm, hetimet po vazhdojnë.

Javën e kaluar, kërkimet u pezulluan përkohësisht, por rifilluan të martën me mbështetjen e 80 pjesëtarëve të Forcave Mbrojtëse Australiane. Policia theksoi se terreni i vështirë dhe kushtet e paqëndrueshme të motit e kanë bërë kërkimin jashtëzakonisht sfidues për ekipet e angazhuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *