Protesta në Tiranë për UÇK-në tërheq vëmendjen globale

Një protestë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke përfshirë “The Washington Post” dhe “The Telegraph”.

Qytetarë nga Kosova dhe pjesë të tjera të Evropës u mblodhën për të mbështetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza nga Gjykata Speciale. Sipas “The Washington Post”, sheshi u mbush me protestues në solidaritet me ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë të arrestuar.

“The Telegraph” vuri në dukje se mijëra shqiptarë, përfshirë veteranë të luftës, u bashkuan në protestë, duke kundërshtuar gjykatën e mbështetur nga BE-ja, që sipas tyre, vepron në mënyrë të njëanshme dhe të padrejtë. Ndërkohë, agjencia “Anadolu” raportoi se protesta u mbajt nën moton “Unë jam UÇK”, duke theksuar pjesëmarrjen masive nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Protestuesit kërkuan drejtësi për drejtuesit e UÇK-së, të cilët janë në paraburgim në Hagë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *