Në Mombasa të Kenias, “Swissdiamond Boutique Hotel” po përgatitet të hapë dyert si një destinacion i ri luksoz.
Resorti do të përfshijë më shumë se 340 dhoma dhe suita, një sallë për ngjarje që mund të akomodojë mbi 5000 persona, si dhe plazhe të mrekullueshme që pasqyrojnë atmosferën tropikale të zonës. Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ky projekt madhështor është realizuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer me autoritetet keniane dhe qeverinë lokale të qytetit Mombasa, të cilat kanë mbështetur fort investimet e huaja.
Pacolli ka shprehur krenarinë e tij për stafin dhe punëtorët që kanë bërë të mundur realizimin e këtij projekti ambicioz, duke e quajtur atë një vepër të përsosur. Ndërtimi i këtij resorti pritet të kontribuojë në zhvillimin e turizmit në rajon, duke sjellë një përvojë unike për vizitorët.

Leave a Reply