I emëruari Special për Misione të Posaçme i Presidentit Amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, e ka quajtur Gjykatën Speciale në Hagë“tërësisht të korruptuar”,duke bërë thirrje që“t’i ndërpritet financimi”.
Në një postim në rrjetin X, Grenell ka rikujtuar se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në burg për më shumë se pesë vjet, ndërkohë që gjykimi ka filluar vetëm kohët e fundit. “Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi.
Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg.
Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.”– shkroi Grenell.

Leave a Reply