A po paralajmëron balotazh në Komunën e Gjilanit Lutfi Haziri?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani, Lutfi Haziri, ka bërë një reagim në Facebook që shumë po e lexojnë si paralajmërim për balotazh në këtë komunë.

“Nëntori i shqiptarëve, Nëntori i besës dhe shpresës, Nëntori i Arbërit dhe i LDK-së. Nëntori i Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas përpunimit të 139 nga 146 vendvotimeve (95.21%), rezultati aktual në Gjilan është:

Alban Hyseni (Lëvizja Vetëvendosje) 49.82% (22,140 vota)

Arbër Ismajli (Lidhja Demokratike e Kosovës) 34.30% (15,245 vota). Ndërkohë, nga votat e diasporës, janë përpunuar 6 nga 7 vendvotime (85.71%), me këto rezultate:

Alban Hyseni (VV) 51.77% (687 vota)

Arbër Ismajli (LDK) 36.32% (482 vota)

Shifrat tregojnë një epërsi të lehtë të kandidatit të VV-së, por pa arritur shumicën absolute për ta siguruar fitoren në raundin e parë, çka e bën të mundshëm një balotazh të ngushtë në Gjilan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *