Zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013, bastisje në veri dje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ndërmarrë një operacion në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Ky veprim është pjesë e hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, Audrius Senavicius, në vitin 2013. Gjatë operacionit, u bastisën nëntë lokacione, përkatësisht dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok.

Dyshimet përfshijnë vepra të tilla si “Rrezikimi i personelit të OKB-së”, “Vrasje e rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës”. Shtatë individë u shoqëruan në polici dhe pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.

Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte zyrtari i parë i EULEX-it i vrarë në detyrë që nga instalimi i misionit në Kosovë. Ai u vra në një pritë në Zveçan më 19 shtator 2013, kur dy automjete të EULEX-it u sulmuan gjatë kthimit nga pika kufitare e Jarinjës.

EULEX kishte ofruar një shpërblim për informacion mbi autorët e krimit. Gjatë bastisjeve të fundit, u sekuestruan armë, municion dhe pajisje të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *