VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre kanë kryesuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke fituar në 53 komuna.
Sipas të dhënave fillestare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas përpunimit të 99.94% të votave, kandidatët e kësaj partie udhëheqin në komuna të ndryshme si Aerodrom, Manastir, Veles, Ohër dhe Strumicë. Koalicioni VLEN ka fituar në nëntë komuna, përfshirë Tetovën dhe Çairin, ndërsa LSDM dhe aleatët e saj kanë dalë fitues në tetë komuna, duke përfshirë Qendrën dhe Çuçer-Sandevën.
Aleanca Kombëtare për Integrim ka marrë më shumë vota në pesë komuna, duke përfshirë Gostivarin dhe Vrapçishtin. Kandidatë të pavarur si Mendi Qyra dhe Azem Sadiku kanë fituar në Strugë dhe Studeniçan.
Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike të Turqve, Arian Ibrahim, ka fituar në Qendër Zhupë. Në disa zona si Qendër Zhupë dhe Vrapçisht, raundi i parë do të përsëritet për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të votuesve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është planifikuar të mbahet më 2 nëntor.

Leave a Reply