Analisti i institutit GAP, Bekim Salihu, ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Sipas tij, LDK do të ketë 15 vende, PDK 12, VV 10, AAK 7, ndërsa Feim Kupina do të ketë 4 vende. Partitë Nisma, Guxo dhe PSD do të kenë nga një vend secila.
Salihu thekson se krijimi i një shumice në këtë Kuvend është sfidues. Nëse Përparim Rama fiton, për të arritur shumicën e thjeshtë prej 26 votash, koalicioni me AAK-në dhe tri partitë e vogla nuk mjafton.
Ai do të ketë nevojë ose për mbështetjen e Feim Kupinës ose për një bashkëpunim me PDK-në ose VV-në. Nga ana tjetër, nëse Hajrullah Çeku i VV-së fiton, edhe me mbështetjen e Kupinës, AAK-së, Nismës, PSD-së dhe Guxo-s, nuk do të arrijë shumicën pa votat e PDK-së ose LDK-së.
Salihu nënvizon se një kryetar komune nuk mund të sigurojë një qeverisje të qëndrueshme pa shumicë në Kuvendin Komunal, duke theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit dhe planeve kapitale.

Leave a Reply