Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri është në bisedime për një koalicion lokal me Xhafer Tahirin nga LDK për zgjedhjet e balotazhit.
Në këtë garë, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i VV-së janë kandidatët kryesorë, me Idrizin që ka fituar 45.33% të votave në raundin e parë dhe Mehollin me 30.77%. Ndërkohë, burime nga Veriu.info raportojnë se në një takim mes Mehollit dhe Tahirit po diskutohen detajet e marrëveshjes së koalicionit.
Pamje nga ky takim janë siguruar nga Veriu.info. Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, ka përcjellë një mesazh tek drejtuesit e degëve, kandidatët për asamble dhe kryesitë e nëndegëve, duke deklaruar se Kryesia Qendrore e LDK-së nuk ka autorizuar asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve.
Sekretariati i LDK-së ka paralajmëruar se çdo veprim individual do të trajtohet sipas procedurave të Statutit të LDK-së.

Leave a Reply