Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit nga numërimi i votave të Diasporës për zgjedhjet komunale në Prishtinë, të mbajtura më 12 tetor.
Aktualisht, nga numërimi i 60% të votave, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, kryeson me 54.88%, duke arritur 343 vota. Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 26.72% ose 167 vota.
Në pozicionin e tretë, kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka siguruar 12.32% të votave, që përkthehet në 77 vota, ndërsa Besa Shahini e PSD-së ka marrë 2.88% apo 18 vota. Në një përmbledhje të rezultateve, Përparim Rama kryeson me 33.74%, ndjekur nga Hajrulla Çeku me 33.13%.
Uran Ismaili renditet i treti me 27.71%, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka siguruar 3.12%.

Leave a Reply