Ngrihet aktakuzë për Leutrim Fejzën lidhur me vrasjen e Varit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër personit të identifikuar me inicialet L.F., i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 janar 2025, në fshatin Manastricë, ku viktima Bekim Vari u vra me armë zjarri në kokë dhe trupi i tij u mbulua me dhe, drunjë dhe dushkë. Sipas Prokurorisë, ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes në një zonë malore pranë rrugës “Rilindja”.

L.F., i cili kishte bërë planifikime paraprake me viktimën për të shkuar në një vilë në malet e fshatit Burrnik, dyshohet se e ka privuar nga jeta B.V. për motive ende të pazbuluara.

Një ditë më pas, trupi i pajetë u gjet nga qytetarët. Prokurori ka kërkuar nga Gjykata që pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Aktakuza është ngritur duke u bazuar në nenin 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për vrasje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *