Ish-zyrtarët e LDK-së kundërshtojnë koalicionin me VV-në

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes Xhafer Tahirit dhe Vetëvendosjes në Vushtrri, personalitete të rëndësishme të LDK-së kanë shprehur pakënaqësi.

Ish-kryetari i degës, Dr. Hysni Gerguri, dhe ish-drejtori Adnan Lahu, janë ndër ata që kanë reaguar kundër këtij veprimi.

Dr. Gerguri, përmes një deklarate publike, theksoi se veprimi i Tahirit është në kundërshtim me organet e partisë dhe statutin e LDK-së.

Ai shprehu shqetësimin se ky hap dëmton parimet e demokracisë së brendshme dhe strukturat legjitime të partisë, duke bërë thirrje për kthim tek rregullat statutare. Adnan Lahu gjithashtu e kundërshtoi këtë lëvizje, duke shpërndarë një komunikatë të LDK-së që e cilëson veprimin si individual dhe pa vlerë për partinë.

LDK-ja qendrore ka konfirmuar se nuk e mbështet këtë marrëveshje, duke theksuar nevojën për vendimmarrje të përbashkët dhe respektim të statutit për ruajtjen e forcës dhe besimit të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *