Osmani: Diskutimet mes partive shpesh mbahen të fshehta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi sot se qytetarët kanë votuar për të pasur institucione aktive dhe jo për të shkuar përsëri në zgjedhje.

Ajo shtoi se, në rast se nuk arrihet formimi i qeverisë së re, do të përcaktojë datën për zgjedhje të reja, por shprehu besimin se ende ka kohë për të arritur marrëveshje. Osmani vuri në pah se përpjekjet për të formuar koalicione shpesh zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe bëhen të ditura vonë.

Duke iu referuar përvojës së saj politike, ajo theksoi se diskutimet mes partive ndodhin prapa dyerve të mbyllura dhe publikohen me vonesë, duke përmendur shembuj nga e kaluara. Megjithatë, Osmani theksoi se nuk duhet supozuar mungesa e përpjekjeve për formimin e qeverisë.

Ajo uroi suksese në krijimin e një qeverie që do të punojë në interes të qytetarëve dhe nënvizoi se si Presidente, nuk ndërhyn në negociatat politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *