Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk pritet të marrë në shqyrtim ankesën e Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të kuvendit.
Sipas Gashit, zgjedhja e Rashiqit respekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka bazë ligjore për kontestim. Ai theksoi se zgjedhja u mbështet nga deputetë të ndryshëm, përfshirë një nënkryetar serb të mëparshëm që nuk i përkiste Listës Serbe.
Gashi shtoi se Lista Serbe vazhdon të mos njohë shtetin e Kosovës dhe vepron në përputhje me interesat e Beogradit, duke penguar institucionet vendore. Këto komente ai i bëri gjatë një interviste në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Leave a Reply