Vesa Vllasaliu ndan momente të veçanta me Mirlind Dakun

Vesa Vllasaliu, ish-pjesëmarrëse e Big Brother VIP Kosova 2, ka ndarë me publikun disa imazhe të veçanta me partnerin e saj, futbollistin Mirlind Daku.

Edhe pse lidhja e tyre është mbajtur larg syrit të medias, ka pasur zëra për romancën e tyre për një kohë të gjatë. Në Instagram, Vesa ka publikuar fotografi të reja ku shfaqet pranë Mirlindit në momente të përzemërta.

Një nga imazhet e tregon atë duke e puthur, megjithatë, ajo ka vendosur të mos zbulojë plotësisht fytyrën e tij, duke mbajtur kështu një nivel privatësie. Postimet sugjerojnë se çifti po shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, ndoshta përvjetorin, pasi Vesa më parë kishte shpërndarë një dhuratë në formën e një buqete me lule në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *