Policia e Kosovës ka informuar se hetimet e fundit lidhur me rrëmbimin e ndodhur më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës kanë zbuluar përfshirjen e një zyrtari policor në këtë çështje.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) u përfshi menjëherë në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme për të siguruar praninë e personave të dyshuar. Gjatë hetimeve, janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër që imiton armën AK-47.
Si rezultat, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka vendosur ndalimin e katër personave për 48 orë, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për të sqaruar plotësisht rastin.
Aktualisht, numri total i të arrestuarve ka arritur në tetë persona.

Leave a Reply