Tahiri përballet me komision disiplinor për marrëveshjen me VV-në

Kryetari i Pejës dhe kandidati i LDK-së për mandatin e katërt, Gazmend Muhaxheri, kritikoi vendimin e kolegut të tij, Xhafer Tahiri, për të formuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Gjatë një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus në Dukagjin, Muhaxheri theksoi se Tahiri do të përballet me komisionin disiplinor të partisë, ku mund të merren masa ndaj tij. Në deklaratën e tij, Muhaxheri theksoi se çdo koalicion duhet të marrë miratimin paraprak nga kryesia e partisë dhe se veprimi i shpejtë i Tahirit ishte i papritur dhe jo standard.

Ai shprehu habinë e tij për veprimin e Tahirit, duke theksuar se asnjëherë më parë nuk janë bërë marrëveshje të tilla pa konsultime dhe miratimin e organeve qendrore të partisë. Muhaxheri theksoi rëndësinë e respektimit të statutit të partisë në këto raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *