Tahiri përballë komisionit disiplinor për koalicionin me VV-në

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të katërt, ka shprehur shqetësim për marrëveshjen e papritur të koalicionit të kolegut të tij, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri.

Në një telefonatë gjatë emisionit Debat Plus në Dukagjin, Muhaxheri theksoi se Tahiri do të ballafaqohet me një komision disiplinor për këtë veprim. Sipas Muhaxherit, koalicionet duhet të miratohen nga kryesia e partisë përpara se të bëhen publike.

Ai theksoi se degët zakonisht kanë autonomi, por kërkohet diskutim dhe aprovim paraprak nga qendra. “Asnjëherë nuk është bërë ndonjë koalicion pa miratimin e qendrës,” tha Muhaxheri, duke shprehur habinë e tij për veprimin e Tahirit.

Ai sugjeroi se komisioni disiplinor do të shqyrtojë çështjen dhe do të marrë masat e nevojshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *