Këtë të diel kalojmë në orën dimërore, flemë një orë më tepër

Në shumicën e Evropës, kalimi në orën dimërore do të ndodhë natën mes të shtunës dhe të dielës, më 25 dhe 26 tetor 2025, kur akrepat e orës do të zhvendosen mbrapa në orën 03:00.

Ky ndryshim do të sjellë mëngjese me dritë më herët, por pasditet do të jenë më të errëta. Ora dimërore, e cila përfaqëson kohën standarde, përdoret gjatë pjesës më të madhe të vitit, ndërsa ora verore është krijuar për të shfrytëzuar më mirë dritën në mbrëmje, duke i zhvendosur akrepat një orë përpara në mars.

Ndryshimi i orës, propozim që daton nga shekulli i 18-të nga Benjamin Franklin, u bë i zakonshëm në shekullin e 20-të për të kursyer energjinë. Megjithatë, efektet e tij mbi organizmin, si lodhja dhe shqetësimet e gjumit, janë diskutuar gjerësisht.

Bashkimi Evropian ka debatuar prej kohësh mbi heqjen e ndryshimeve sezonale, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, pasi shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për kohën që do të mbahet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *