Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka filluar vuajtjen e dënimit prej pesë vitesh burg në burgun La Santé, pasi akuzohet për përfshirje në një komplot për financimin e fushatës së tij presidenciale me para nga regjimi i ndjerë libian i Muammar Gaddafit.
Sarkozy është politikani i parë francez pas Luftës së Dytë Botërore që përfundon pas hekurave, duke kujtuar kështu rastin e Philippe Pétain. Dënimi ndaj tij u konfirmua më 25 shtator nga Gjykata Penale e Parisit, e cila e shpalli fajtor për lejimin e kontakteve me zyrtarë libianë për financimin e fshehtë të fushatës së tij të vitit 2007.
Megjithatë, ai ka paraqitur ankesë ndaj vendimit. Rreth 100 mbështetës u mblodhën jashtë burgut për të treguar solidaritet pas thirrjes së bërë nga djali i tij, Louis.
Sarkozy, i cili preferon të mos marrë trajtim të veçantë, është vendosur në një qeli të izoluar për arsye sigurie, pasi të burgosurit e tjerë janë të dënuar për krime të rënda si trafik droge dhe terrorizëm.

Leave a Reply