Më 20 tetor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Darkën e Lamës, një ngjarje që përkujton lidhjen me tokën dhe traditat.
Ajo ndau disa fotografi nga ky event, duke theksuar se toka është burimi i jetës, bereqetit dhe begatisë. Osmani vlerësoi këtë festë si një iniciativë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, e cila shërben si një kujtesë e fortë për rrënjët dhe lidhjen me tokën që na ushqen.
Në këtë mbrëmje, ajo shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë ata që kontribuojnë për të mbajtur vendin gjallë dhe krenar. Në prani të miqve, aleatëve dhe përfaqësuesve të institucioneve, Presidentja theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe ndjenjës së mirënjohjes ndaj tokës dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Leave a Reply