Pengohen barna dhe suplemente të paautorizuara në Vërmicë

Prizren, 21 Tetor 2025 – Zyrtarët e doganës në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës kanë ndaluar një automjet gjatë një kontrolli rutinë, ku zbuluan barna dhe suplemente të fshehura në bagazh.

Mallrat, të cilat nuk ishin deklaruar, kanë një vlerë totale që tejkalon shumën prej 1,600 euro. Pas këtij zbulimi, është iniciuar një procedurë për kundërvajtje doganore ndaj personit përgjegjës.

Mallrat e ndaluara do të mbahen deri në përfundimin e procedurave ligjore të nevojshme. Sipas legjislacionit aktual, është detyrim ligjor që çdo produkt që transportohet përtej kufirit të deklarohet.

Dogana e Kosovës i kujton qytetarët dhe udhëtarët për rëndësinë e deklarimit të mallrave dhe për pasojat ligjore që vijnë nga mosdeklarimi i tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *