Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova është rikthyer në stërvitjet e Juventusit pas një shqetësimi që e mbajti jashtë ndeshjes kundër Comos.
Ai mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit, e cila u zhvillua të martën, përpara udhëtimit të rëndësishëm drejt Madridit. Juventusi pritet të përballet me Real Madridin në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Igor Tudor planifikon ta përfshijë Zhegrovën në listën e lojtarëve për këtë përballje, megjithëse mbetet e paqartë nëse ai do të luajë. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00, në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’.
Pas dy ndeshjeve të para, Real Madridi ka siguruar 6 pikë pas dy fitoreve, ndërsa Juventusi ka arritur dy barazime dhe synon fitoren e parë në këtë sezon. Zhegrova këtë sezon ka luajtur vetëm tre minuta në Ligën e Kampionëve në një barazim 4-4 kundër Borussia Dortmundit dhe ka 33 minuta në Serie A.

Leave a Reply