Mërgimtari ndërhyn gjatë fjalimit të Kurtit për krijimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Gjatë një takimi me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës atje, Kurti diskutoi për situatën politike aktuale dhe sfidat në formimin e një koalicioni të ri qeveritar. Gjatë bisedës, një nga të pranishmit sugjeroi se Kurti mund të kishte formuar qeverinë me NISMA-n e udhëhequr nga Fatmir Limaj, duke vënë në dukje një qasje të ashpër nga kryetari i LVV-së.

“E ki pak kokën e fortë se dy javë përpara ke mujtë me ba me Nismën,” i tha një nga pjesëmarrësit, duke nxitur reagime nga të tjerët që brohorisnin emrin e Kurtit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *