Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave në dy qendra votimi në Mitrovicën e Jugut.
Rezultatet përfundimtare tregojnë se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, kryeson me 49.51% ose 355 vota, ndërsa Faton Peci nga VV-ja vjen pas tij me 45.75% apo 328 vota. Në vendin e tretë qëndron Gëzim Plakolli i LDK-së me 26 vota, dhe Qazim Nimani i AAK-së me 8 vota.
Megjithatë, në përmbledhjen e përgjithshme të rezultateve, Faton Peci kryeson me 47.96%, ndjekur ngushtë nga Tahiri me 47.60%. Të dy kandidatët do të përballen në raundin e dytë më 9 nëntor.

Leave a Reply