Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, realizoi intervistën e tij të parë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Në këtë bisedë, ai shprehu mendimin se Gjykata Kushtetuese nuk ka bazë për vendosjen e një mase të përkohshme dhe theksoi nevojën për bashkëpunim mes partive shqiptare. Sipas tij, vendimi i Kuvendit për të emëruar Emilija Rexhepin dhe Nenad Rashiq si nënkryetarë është në përputhje me rregulloren dhe të drejtat kushtetuese, duke mos lënë vend për masa të tjera.
Basha theksoi se komentet e tyre do të dërgohen, por pret që Gjykata t’i injorojë për shkak të mungesës së argumenteve. Ai gjithashtu përmendi se për të vazhduar me procedurat, është thelbësore që mandatari, kryeministri aktual Albin Kurti, të veprojë deri në fundjavë për të thirrur seancën e ardhshme.

Leave a Reply