Erling Haaland vazhdon serinë e golave në 12 ndeshje rresht

Erling Haaland po shkëlqen si një nga lojtarët më të mirë në futbollin evropian, duke treguar formë të shkëlqyer këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez ka qenë vendimtar për Manchester Cityn, duke shënuar gola në çdo ndeshje që nga fillimi i sezonit. Në përballjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Villarealit në Spanjë, Haaland realizoi golin e parë në fitoren 0-2 të ekipit të tij.

Ky sukses shënon ndeshjen e 12-të radhazi ku Haaland shënon, duke përfshirë paraqitjet me kombëtaren norvegjeze. Deri tani, ai ka shënuar 22 gola në këtë periudhë, ndërsa vetëm me Manchester Cityn këtë sezon ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar një asistim në 11 ndeshje.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Haaland do të jetë një ndër kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë në fund të sezonit. Performanca e tij po vlerësohet gjerësisht dhe ai pritet të jetë një faktor kyç për sukseset e Manchester Cityt në të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *