Kurti do të takohet me Kinollin pas vizitës në Londër

Deputeti i Partisë Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka njoftuar se do të zhvillohet një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar krijimin e Qeverisë së re.

Takimi pritet të realizohet pas kthimit të Kurtit nga një vizitë në Londër. Kinolli shpjegoi se ky takim është kërkuar gjithashtu nga Kurti dhe se ai do të marrë pjesë si përfaqësues i komunitetit Rom.

Ai nuk ka informacion rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të tjerë në këtë takim. Deputeti theksoi se asnjë parti politike nuk është e gatshme të hyjë në koalicion pa kushte.

Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për të kontribuar në krijimin e institucioneve të reja. Ai shtoi se pret një lloj marrëveshjeje të ndershme me Kurtin, ku Partia Rome do të marrë pjesën që i takon në Qeveri, ashtu si edhe deputetët e tjerë të përfaqësuar në Kuvend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *