Barcelona është në pritje të një ndeshje të madhe kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” të dielën, me një lajm të mirë që vjen nga rikthimi i Raphinhas.
Futbollisti brazilian është kthyer në stërvitje pas një dëmtimi që pësoi më 25 shtator në ndeshjen kundër Real Oviedo, ku Barcelona fitoi 2-1. Rikuperimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm, pasi ai humbi pesë ndeshje, dy prej të cilave u humbën nga ekipi.
Gjatë këtij sezoni, Raphinha ka shënuar tri gola dhe ka dhënë dy asistime në gjashtë paraqitje. Ky rikthim përforcon ekipin e Barcelonës dhe trajnerin Flick, duke qenë një shtysë pozitive për sfidën e rëndësishme kundër rivalëve të vjetër të Real Madridit, e cila ka rëndësi të madhe për renditjen e tabelës dhe historinë e klubit.

Leave a Reply