Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot ambasadoren e re të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe historike që kanë ekzistuar mes Shqipërisë dhe Vietnamit për 75 vite. Ai theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.
Në këtë takim, Presidenti gjithashtu shprehu dëshirën e Shqipërisë për një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës. Ai kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është një realitet i pandryshueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply