Deputeti i VV-së: Vetëvendosje pritet të formojë qeverinë së shpejti

Albin Kurti, i cili është mandatuar për të formuar qeverinë e re të Kosovës, ka në dispozicion edhe pesë ditë për të përmbushur këtë detyrë.

Në radhët e Vetëvendosjes mbizotëron besimi se qeveria Kurti 3 do të formohet suksesshëm. Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi, ka bërë një thirrje ndaj kolegëve të tij në opozitë që të tregojnë konstruktivitet në mënyrë që të mundësohet krijimi i institucioneve të reja.

Thaçi ka shprehur gjithashtu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësojë formimin e qeverisë së re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *