Presidenti Begaj konfirmon mbështetjen për KFOR-in në takim me Ulutashin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim komandantin e ri të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Gjatë këtij takimi, Begaj e mirëpriti Ulutashin, duke theksuar rëndësinë e misionit të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në rajon. Presidenti shqiptar shprehu mirënjohje për rolin kyç të KFOR-it dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj këtij misioni jetik.

Ulutash, i cili u rikthye në krye të KFOR-it më 3 tetor, kishte mbajtur më parë këtë post deri më 11 tetor të vitit të kaluar. Me këtë rast, Begaj riafirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve për paqe në rajon, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të misioneve ndërkombëtare në përmirësimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *