Senati Amerikan po shqyrton sot tre projektligje të rëndësishme që synojnë të shtojnë presionin ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.
Sipas burimeve të mediave, këto masa janë ndërmarrje të fuqishme për të sfiduar interesat e Moskës në arenën ndërkombëtare. Një nga projektligjet propozon klasifikimin e Rusisë si shtet sponsor i terrorizmit, përfshirë akuzat për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.
Ky veprim synon të vendosë kufizime të reja ligjore dhe diplomatike ndaj Rusisë. Një tjetër masë synon vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës për mbështetjen e saj ndaj Rusisë, duke ndërlikuar marrëdhëniet tashmë të tensionuara SHBA-Kinë.
Ndërsa projektligji i tretë autorizon SHBA-të të transferojnë asetet e ngrira ruse në Ukrainë çdo 90 ditë, për të mbështetur financiarisht Kievin. Këto nisma janë mbështetur nga senatorë të njohur si Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal.
Ndërkohë, shqyrtimi i një projektligji tjetër për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë është shtyrë, duke pritur takimin mes presidentit amerikan dhe homologut rus.

Leave a Reply