Peja përballet me mungesë uji – Gazmend Muhaxheri nën akuzë: Pse nuk ka ujë? Pyet vëllain tënd në Hidrodrin!

Aktivisti i Vetëvendosjes në Pejë, Ardit Gërvalla, ka kritikuar publikisht kryetarin Gazmend Muhaxheri, duke e akuzuar për fushatë të pandershme lidhur me problemin e ujit në Pejë. Sipas Gërvallës, i cili thekson se “problemi gjendet në shtëpi”, vëllai i Muhaxherit është pjesë e menaxhmentit të kompanisë Hidrodrini, që menaxhon furnizimin me ujë në komunë. Ai i sugjeron kryetarit të kontaktojë vëllain e tij për të adresuar këtë çështje dhe i bën thirrje për një fushatë të ndershme dhe fer.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *