Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Bresje të Fushë-Kosovës, ku një 77-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, i moshuari, i identifikuar si S.TH, kishte dalë nga shtëpia së bashku me djalin e tij. Ky i fundit e kishte lënë pranë ndërtesave të kompanisë AL Trade dhe kishte vazhduar për në punë.
Më pas, i moshuari kishte hyrë në një ndërtesë që ndodhet ende në fazë ndërtimi dhe fatkeqësisht ka rënë aksidentalisht në hapësirën e lënë për ashensorin. Trupi i tij i pajetë u gjet disa orë më vonë, kur zjarrfikësit arritën ta nxjerrin nga vendi i ngjarjes.
Më pas, ai u mor nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Policia e Kosovës është kontaktuar nga Insajderi dhe po pritet një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin.

Leave a Reply