Tërnava i PDK-së: Takimet me LDK-në dhe VV-në ishin konsultative

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, ka reaguar ndaj spekulimeve mediatike për marrëveshje të mundshme koalicioni për balotazhin e 9 nëntorit.

Në një deklaratë publike, Tërnava theksoi se takimet e tij me përfaqësues të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje ishin të iniciuara nga këto parti dhe u zhvilluan si konsultime rutinore. Ai sqaroi se në këto takime nuk është arritur asnjë marrëveshje konkrete.

Për më tepër, Tërnava bëri të qartë se çdo vendim për koalicione do të merret vetëm pas konsultimeve me degën e PDK-së dhe qendrën e partisë. Ai kritikoi disa media për publikimin e lajmeve që i cilësoi si “tendencioze dhe me konotacion politik”, duke i quajtur ato spekulime me qëllime të tjera.

Tërnava iu bën thirrje mediave të raportojnë me korrektësi dhe paanshmëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *