Tifozët e Galatasaray ngrejnë banderolë për Palestinën

Në Stamboll, Galatasaray po përballet me Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, ku ekipi vendas kryeson me rezultat 2-0 falë dy golave të shënuar nga Osimhen.

Atmosfera e krijuar nga tifozët ka qenë e mrekullueshme, ku përveç mbështetjes së fuqishme për ekipin e tyre, ata kanë shprehur edhe solidaritet me popullin e Gazës. Në momentin e hyrjes së ekipeve në fushë, tifozët e Galatasarayt shpalosën një banderolë me mesazhin “Ndal gjenocidit”, ndërsa flamuj palestinezë u valëvitën nga shumë të pranishëm.

Ndërkohë, edhe pse një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit është në fuqi, situata në Gaza mbetet e vështirë, duke e bërë jetesën e mbi dy milionë palestinezëve tepër sfiduese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *