Kazakistani inauguron zyrtarisht Ambasadën në Tiranë

Kazakistani ka përuruar zyrtarisht Ambasadën e tij në Shqipëri, duke shënuar një hap të ri në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Ceremonia u mbajt në Tiranë dhe u ndoq nga përfaqësues të institucioneve shqiptare, trupi diplomatik dhe figura të njohura publike. Në ngjarje morën pjesë edhe Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, si dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Ambasadori i Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, drejtoi ceremoninë, duke mbajtur një fjalim për rëndësinë e këtij hapi për të dy vendet. Ai e cilësoi ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi, duke theksuar se ky hap shënon fillimin e një etape të re të bashkëpunimit bazuar në besim dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Aisariyev vuri në dukje se ky zhvillim simbolizon më shumë sesa një mision të ri diplomatik, por edhe një angazhim të përbashkët për paqe dhe stabilitet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *