Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj M.G., një shtetas turk, për vrasjen e rëndë të vajzës së tij, Sh.G., më 6 maj 2025 në banesën e tyre në Prizren.
Ngjarja tragjike ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, pasi i pandehuri kreu ritualin e faljes së namazit. Ai mori një thikë kuzhine dhe sulmoi vajzën e tij në gjumë, duke e goditur në qafë.
Aktakuza tregon se vajza tjetër, A.G., u përpoq të ndalonte sulmin dhe u plagos gjithashtu me thikë. Gjatë përpjekjeve për të ndaluar të pandehurin, bashkëshortja e tij, R.G., u lëndua në fytyrë dhe dorë.
Pasi e mbylli të pandehurin në dhomën e gjumit, R.G. arriti të telefonojë për ndihmë.
Sh.G. ndërroi jetë menjëherë nga plagët e marra.
Prokurori ka kërkuar që M.G. të shpallet fajtor për “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet sipas ligjit.

Leave a Reply