Policia ndëshkon dy pejanë për gara shpejtësie, u konfiskon patentat

Gjatë një patrullimi rutinë, policia e Kosovës ka kapur në flagrancë dy drejtues automjetesh duke marrë pjesë në gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Automjetet e përfshira në këtë aktivitet ishin një Audi Q5 dhe një VW Golf. Sipas raportit të policisë, të dy drejtuesit janë ndëshkuar me gjoba prej 400 eurosh secili, si dhe u janë regjistruar 4 pikë negative në lejet e drejtimit.

Për më tepër, ata janë detyruar të respektojnë një masë mbrojtëse që do të zgjasë 10 muaj. Njësia rajonale e trafikut rrugor thekson se do të vazhdojë të monitorojë me rreptësi rrugët dhe se do të zbatojë ligjin në mënyrë strikte, pa asnjë tolerim ndaj shkeljes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *