Gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të përfshirë materiale shtesë në listën e provave në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Vendimi u mor më 17 tetor 2025 dhe lejon Prokurorinë të zbulojë materiale nga pajisjet elektronike të marra më parë. Prokuroria ka argumentuar se këto materiale shtesë janë thelbësore për të qartësuar provat ekzistuese dhe nuk paragjykojnë të akuzuarit.
Mbrojtja, nga ana tjetër, ka kundërshtuar, duke pohuar se përfshirja e materialeve jashtë afatit të përcaktuar ligjërisht është e pabazuar dhe dëmton përgatitjen e tyre për gjykim. Pavarësisht kundërshtimeve, gjyqtarja Masselot ka vlerësuar se Prokuroria ka ofruar arsye të vlefshme për zgjatjen e afatit për zbulimin e materialeve shtesë dhe vendosi që këto të përfshihen në listën e provave.
Prokuroria duhet të përfundojë këtë zbulim deri më 22 tetor 2025. Ndërkohë, Hashim Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020, me akuza për krime lufte dhe kundër administrimit të drejtësisë.

Leave a Reply