Mbreti Charles lutet me Papën, një ngjarje historike pas 500 vitesh

Mbreti Charles i Britanisë dhe Papa Leo u bashkuan në një akt historik lutjeje të përbashkët të enjten në Kapelën Sistine të Vatikanit.

Kjo ngjarje shënoi herën e parë që një monark anglez dhe një pape katolik luten së bashku që nga ndarja e Mbretit Henri VIII nga Kisha e Romës në vitin 1534. Gjatë shërbesës, tingujt e këngëve latine dhe lutjeve anglisht u përhapën nëpër kapelë, ku Papa Leo, i pari amerikan në këtë post, u zgjodh gjashtë muaj më parë.

Charles, si guvernatori suprem i Kishës së Anglisë, qëndroi në të majtë të papës pranë altarit, ndërsa shërbesa fetare u udhëhoq nga Papa Leo dhe kryepeshkopi anglikan Stephen Cottrell. Kori i Kapelës Sixtine dhe dy kore mbretërore përforcuan ceremoninë.

Pasdite, Mbreti Charles do të vizitojë Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve në Romë, ku do të pranojë një titull të ri nga Papa Leo, “Vëlla Mbretëror”. Në të njëjtën kohë, Pallati Buckingham njoftoi se Papa Leo do të marrë nderime britanike, duke e shpallur “Vëlla Papnor” dhe duke i akorduar Urdhrin e Kalorësit të Madh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *