Në vazhdën e operacionit policor në Vushtrri, është arrestuar një tjetër individ me inicialet Rr.M., i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Ndihmë në detyrim”. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se Rr.M. ka ndihmuar personat e arrestuar më herët në të njëjtin operacion. Me vendim të prokurorit, i arrestuari do të mbahet në paraburgim për 48 orë. Prokuroria planifikon të paraqesë kërkesë për masën e sigurisë pranë gjykatës kompetente.

Leave a Reply