Autobusi me tifozët “Arpagjikët” nga Prizreni, i cili ishte ndaluar në Mal të Zi për shkak të një grafiti me emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është nisur drejt Kosovës.
Autoritetet malazeze kishin arrestuar kryesinë e tifozëve për këtë incident. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ata u liruan.
Një tifoz pranoi përgjegjësinë për grafitin dhe u dënua me 10 ditë burgim. Klubi Bashkimi njoftoi se autobusi po udhëton me përcjellje policore dhe pritet të mbërrijë së shpejti në Prizren.
Klubi falënderoi Ambasadën e Kosovës në Mal të Zi për ndihmën e ofruar gjatë këtij procesi. Presidenti i klubit konfirmoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën për të siguruar kthimin e tifozëve në shtëpi.

Leave a Reply