Deputeti i VV: Formimi i qeverisë së re pritet të dielën

Deputeti i Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil Thaçi, shprehu pritshmëritë që qeveria e re Kurti 3 do të formohet deri të dielën, duke respektuar kështu afatin kushtetues.

Ai theksoi se po zhvillohen bisedime për këtë çështje, megjithatë nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me pjesëmarrësit në këto diskutime. Thaçi është shprehur optimist se qeveria do të krijohet brenda tri ditëve të ardhshme, duke shtuar se detajet e koalicionit do të bëhen publike sapo të arrihet një marrëveshje.

Në një intervistë për Tëvë1, ai shfaqi bindjen se procesi do të përmbyllet brenda afatit të caktuar. Në lidhje me deklaratën e Lumir Abdixhikut të LDK-së, i cili përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LVV-në, Thaçi komentoi se kjo është një zgjedhje e partisë së tij.

Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh Abdixhikut, duke theksuar se bllokimi i shtetit nuk është mënyra për të rritur partinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *