Klinikat kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballen aktualisht me mungesë të penjve kirurgjik “Prolene”, një material themelor për operacione.
Familjarët e një pacienti në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë detyruar të blejnë vetë këto penj, duke paguar 64 euro për katër palë. Dardane Mehaj, shefja e Sektorit të furnizimit në QKUK, konfirmoi se ka mungesa të disa numrave të penjve “Prolene”, por theksoi se njësitë e tjera janë të pajisura me lloje të ndryshme të penjve kirurgjik.
Gjithashtu, pacienti është detyruar të sigurojë një ampulë Efedrin për anestezi, e cila i ka kushtuar rreth 4 euro në barnatore private. Mehaj deklaroi se kontrata për furnizimin me ampulën Efedrin është lidhur dhe pritet dërgesa nga operatori ekonomik.
Televizioni Klan Kosova ka raportuar edhe më parë për mungesat e vazhdueshme të barnave dhe materialeve në Listën Esenciale të QKUK-së.

Leave a Reply